Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu është raportuar të ketë ndodhur në Tiranë, ku një person ka rrahur nënën e tij.
Në pamjet e rënda që janë publikuar nga Joq Albania, i dyshuari shihet se si e kap për flokësh viktimën dhe më pas e shtynë, ndërsa ajo tenton të rezistojë.
Akoma nuk dihet nëse i dyshuari është arrestuar dhe kanë nisur hetimet ndaj tij.