Një ekip prej 18 furrtarësh janë mbledhur në Francë për të gatuar një bukë baguette me gjatësi rekord prej 140 metrave.
Bëhet e ditur se bukëpjekësit janë mbledhur në Panairin Suresnes Baguette në perëndim të Parisit, për të pjekur bukën e cila ishte rreth 235 herë më e gjatë se një bukë baguette mesatare.
Buka mori rekordin botëror Guiness si më e gjata ndonjëherë.
Ajo u ekzaminua nga një gjyqtar i rekordeve botërore Guinness dhe u konfirmua si mbajtësja e re e rekordeve përpara se të mbulohej me Nutella dhe t’u shërbehej të pranishmëve në shfaqje.