Dasma është një nga ditët më të bukura për vajzat. Një ndër momentet që e bën më emocionuese është fakti se gjithmonë babai i shoqëron drejt altarit. Këtë kishte ëndërruar edhe Elizabeth Linde nga Nju Jorku, por fatkeqësisht babai i saj u shtrua në spital pak ditë para ditës së saj më të rëndësishme në jetë.
Ajo anuloi të gjitha rezervimet që kishte bërë për ceremoninë dhe u martua në dhomën e spitalit të babait të saj më 3 qershor 2022.
Stuart Linde, 56 vjeç, ndërroi jetë dy ditë më vonë dhe vajza e tij thotë sot se nuk mund ta imagjinonte ditën e saj të dasmës pa njeriun më të rëndësishëm të jetës së saj.
Disa muaj pasi humbi të atin, 31-vjeçarja postoi video të ceremonisë në TikTok . Pamjet nga spitali u bënë virale menjëherë. Duke folur për Neë York Post, Elizabeth e përshkroi përvojën e saj të dasmës si diçka “surreale”.
“Unë mbaja duart e babait tim. I thashë sa shumë e dua dhe e falënderova për atë që kishte bërë për mua dhe burrin tim”.
Sipas 31-vjeçares, prindërit e saj ishin personat që e ndihmuan atë dhe bashkëshortin e saj të droguar të fillonin një jetë të re.
“Ata na morën në shtëpi, më inkurajuan të studioja për infermieri dhe të diplomohesha”, tha ajo.
Edhe pse në spital, sigurisht një vend jo ideal për një martesë romantike, Linde beson sot se gjërat shkuan pikërisht ashtu siç duhej.
“Ishte një mënyrë e veçantë dhe e bukur për të nderuar babin tim”, theksoi ajo.
/abcnews.al