Nuk e kuptoj prej nga i vijnë dikujt mendime të kota se ne Shqiptarët i shqiptarizojmë Sanxhaklinjt. Shqiptari i Sanxhakut nuk mund të shqiptarizohet, pasi ai është i lindur si shqiptar, por për shkak të lojërave të fatit është asimiluar prej krijesës fashiste jugosllave. Kurrë dhe në asnjë tekst ne nuk i kemi nënçmuar Boshnjakët si komb, por disa individë Boshnjak na nënçmojnë ne Shqiptarëve të Sanxhakut, dhe duan të na e ndalojnë që edhe të ndihemi e deklarohemi kombëtarisht si Shqiptar.
Ne askend nuk e ndjekim me çekan në duar, dhe në atë mënyrë ta detyrojmë që ta pranoj se është Shqiptar. Jo! Dhe nëse dikujt i pengojnë fotot historike dhe veshjet Shqiptare në Sanxhak, dhe fakti se populli i Sanxhakut ngadal ka filluar të zgjohet, atëhere ky është problem i juaj personal.
Ne Shqiptarët nuk përpiqemi për asnjë Shqiptarizim, por kemi plotësisht të drejtë ligjore që t’i ndihmojmë njerëzit që ndjehen Shqiptar e të njejtëve t’ua rikujtojmë këtë. Në të njetën mënyrë kemi të drejtë të publikojmë fotografi dhe fakte historike të Sanxhakut që flasin se pjesa më e madhe e popullsisë së Sanxhakut është me origjinë Shqiptare dhe këtë askush nuk mund të na e mohoj e as të na e ndaloj.