Duket se debatet mes Eglës dhe Meritonit nuk kanë fund, edhe pas rikthimit të tyre në shtëpi pas skualifikimit.
Ditën e sotme, teksa ishin duke marrë rreze dielli në pishinë, ata kanë ironizuar njëri-tjetrin, e nga ana tjetër Meritoni e ka paralajmëruar aktoren se do e bëjë të paguajë për çdo moment të vështirë që kaluan ai dhe Ilnisa.
Pjesë nga biseda:
Meritoni: O teta Eglantina
Egla: Po vazhdon prapë me teta ti? Vazhdo…(Qesh)
Meritoni: Po ti po vazhdon me ‘stalker’? Shpifse! Shpif pra shpif, sepse do të mbash përgjegjësi për të gjitha këto!
Egla: Edhe për ‘stalker’ e vendosi publiku!
Meritoni: Por shpifjet e tua do vazhdojnë edhe jashtë. Janë edhe jashtë, do i shijosh, do i përjetosh, do i ndjesh… Çdo dhimbje që ne kemi përjetuar do e ndjesh!