Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka cili ka krijuar një ekip që do të luftojë iniciativën që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës.
Vuçiç deklaroi se përpjekje ishin bërë të premten për të zgjidhur gjithçka për anëtarësimin e Kosovës para takimit të Asamblesë së Këshillit të Europës, ku do to votohet lidhur me çështjen.
Por sipas liderit serb përpjekjet ishin ndaluar falë ndërhyrjes së dy vendeve.
“Ata u përpoqën para vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për të përfunduar gjithçka, dhe falë ndërhyrjes së dy shteteve, kjo nuk ndodhi”, tha Vuçiç.
Ai nuk dha detaje lidhur me përpjekjet e as nuk tregoi se cilat vende “e parandaluan atë”. Numri një i Serbisë konfirmoi se do të udhëtojë në Paris, ku do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Kreu i Elizesë i ka dhënë një mesazh të qartë homologut serb, përpara se ta presë atë në Paris të hënën.