Banorët e New York-ut janë mësuar me motin e egër dhe stuhitë e mëdha, por nuk janë aq të ‘përgatitur’ për tërmetet. Një i tillë e magnitudë 4.8 ballë ka goditur New Jerseyn, duke tronditur ndërtesat në qytetin e New Yorkut dhe zonat përreth.
Raportohet se një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën në selinë në New York u ndërpre përkohësisht për shkak të tërmetit. Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e para brenda ndërtesës së Kombeve të Bashkuara teksa duken lëkundjet në sallë.
“A është një tërmet?”, tha përfaqësuesi i Save the Children, Janti Soeripto, i cili po fliste në atë kohë.
Tërmeti me magnitudë 3.8 goditi Buffalo, New Yorkun vitin e kaluar më 6 shkurt, por një tërmet i përmasave të sotme nuk ka ndodhur në zonë prej 40 vitesh.
VIDEO