Ky është Restoranti i Mërgimtarëve Shqiptar në Solothurn të Zvicrës që ja vlen ta Vizitoni

Pas angazhimeve të shumta të familjes Latifi nga rrethina e Solothurnit në Zvicër gjatë viteve 98-99, duke përfshirë këtu ndihma nga më të ndryshmet , politike e humanitare, më në fund edhe ajo vendosi të aterrojë në sferën e gastronomisë informon Shtegu

I tillë është rasti me vëllezërit Halit dhe Jeton Latifi, të cilët më 16 tetor të këtij viti vendosën të hapin restorantin e tyre “Pisoni Grill” në Zuchwil. Njohja e zviceranëve dhe banorëve të tjerë në afërsi me kuzhinën shqiptare dhe mesdhetare, është qëllimi kryesor i vëllezërve ambiciozë.

Eleganca dhe kualiteti janë ndër prioritetet kryesore të vëllezërve Latifi, të cilët restorantin me 60 vende e stolisën dhe rregulluan në mënyrën më të përsosur bashkëkohore, duke ju ofruar mysafirëve një komoditet të rrallë, me një ambient të ngrohtë familjar. 60 vende të tjera janë gjithashtu edhe ne tarracën e restoranitit.

Menytë më të shpeshta kryesisht janë nga kushina shqiptare, siç janë byrekë të ndryshëm, pite, sipas porosisë edhe fli, ndërsa nuk mungon edhe mishi i kualitetit të lartë, i përgatitur nga kuzhinier profesionist.

Më meny mund të gjenden edhe specialtete italiane, për të cilat mysafirët shpesh tregojnë interes të madh. Gatimet me fantazi dhe shije të kuzhinës tradicionale shqiptare të të gjitha zonave, të ndërthurur edhe me specialitete tjera ndërkombëtare, janë një joshës i vërtetë i banorëve nga të gjitha trevat e Zvicrës.

Lokali me vendparkime të mjaftueshëm, është i përshtatshëm edhe për rezervime të ndryshme, natyrisht me çmime solide, si psh për fejesa, dasma dhe tubime të ngjashme.

Lokali u pagëzua sipas arkitektit të njohur zviceran Gaetano Matteo Pisoni, gjë që tek autoritetet komunale krijoi një kënaqësi të rrallë. (Shtegu.com)