Shyhrete Behluli është një ndër këngëtaret e muzikës popullore më të dashura për publikun e Kosovës dhe Shqipërisë e cila kërkohet masivisht të performojë në raste familjare dhe dasma.
Një video e Shyhrete Behlulit duke kënduar live është bërë virale në TikTok.
Video ishte shkëputur në një dasmë ku kishte qenë e ftuar Shyhretja për të kënduar dhe ndjekësit hodhën kritika të shumta.
Ata gjykuan performancën e saj ‘live’, teksa zbuluan edhe shumën që ajo merr në një event.