Janë mbushur 25 vjet nga sulmet ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe në territorin e Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.
Një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale, pasqyron një mendim real të serbëve ndaj luftës gjenocidale në Kosovë, gjatë vitit 1998/1999.
Gazetari pyet qytetarin serb se “Kush e bombardoi Serbinë”.
Qytetari serb: Slobodan Millosheviq
Gazetari: A je i sigurt?
Qytetari serb: Millosheviqi dhe Hitleri kanë qenë të njëjtë
Gazetari: Cilin shtet evropian e ka sulmuar Millosheviqi, që të thuash që janë të njëjtë?
Qytetari serb: Gjenocidin kundër shqiptarëve të Kosovës, ai është përpjekur të bëjë spastrim etnik ndaj shqiptarëve, t’i largojë të gjithë nga Kosova. Djali im ka qenë ushtar serb në Kosovë dhe ai personalisht ka detyruar shqiptarët që të hipin nëpër kamionë, në fshatin Zhur të Prizrenit dhe të deportohen për në Shqipëri.
Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1998 – 1999, janë vrarë mbi 13.500 persona, 76 për qind e të cilëve besohet se kanë qenë civil.
Edhe më tej është duke u hulumuar fati i rreth 1.600 personave të pagjetur.