Adelina Ismaili, këngëtare e shndërruar në moderatore, ka folur sërish në lidhje me deklaratën e Enver Petrovcit, artist, e cila u kritikuar gjerësisht.
Në një përgjigje për Insajderin, Ismaili është pyetur nëse i është prerë deklarata siç ka ngritur dilemat Petrovci.
Ismaili ka shkruar se nuk i kujtohet çfarë Petrovci ka folur.
“Nuk po me kujtohet çka ka fol. Intervista ka qenë shumë e gjatë 2 ore dhe montazherat e kanë pre. Sonte ose nesër do të del intervista e plotë dhe do të sqarojmë të gjitha”, ka deklaruar Ismaili.