Blogerja e udhëtimeve Elsa Doda ishte mëngjesin e kësaj të enjteje e ftuar në një intervistë për “Good Morning Albanians” për të folur për udhëtimin e saj në Vietnam.
Ajo tha se Vietnami është një vend relativisht i lirë, por shtoi se kafja është një nga gjërat që kushton shumë.
“Unë i hedh poshtë idetë që Vietnami kushton lirë, kushton relativisht lirë. Nëse ti nuk konsumon kafen për shembull që bën diku te 2 euro e gjysmë, 3 euro. Për të qenë në Vietnam çmimi i kafes më duket relativisht i lartë duke ditur që në Street Food ti konsumon ushqimin për 3 euro”,-tha Blogerja.
E pyetur se përse është kafja kaq e shtrenjtë, ajo tha se ka disa lloje kafesh, njëra prej të cilave është me vezë.
“Kafja është si ekspresi jonë. Ofrojnë kafen e tyre që e bëjnë me të kuqen e vezës. Ofrojnë edhe kafen me kokos që është shumë e mirë”,-tha Doda.