Shkrimtari Fatos Kongoli në një rrëfim për “Interview” me Mirela Milorin tregoi raportet me bashkëshorten, që siç tha është gjithçka në jetën e tij.
Ai tha se i ka kushtuar një libër bashkëshortes, për ato që i cilësoi mëkatet e tij, me të cilat ajo ka bashkëjetuar ndër vite.
“Unë kam shkruar një libër, se kam qenë një mëkatar i madh ç’është e vërteta, që quhet “Lëkura e qenit”. Personazhi kryesor është një njëri shumë mëkatar. Është një libër i mëkateve të mia.
“Lëkura e qenit” është një libër që ja kam kushtuar bashkëshortes, por nuk i thashë gjë se ajo si rregull i lexon librat e mi vetëm kur dalin në shtyp. Ja kam thënë që në fillim; mos më pyet çfarë po shkruaj dhe mbi të gjitha, mos u bëj kureshtare.
Ajo ju përmbajt këtij kushti dhe gjithçka shkoi mirë. Kur i dhashë librin u befasua dhe nisi të qajë nga emocionet se nuk e priste”, tregoi Kongoli.