I vendosin videon dhe zërin e të atit në ekran, Ronela Hajati përlotet në emision

Kanë kaluar më shumë se 10 vite që kur këngëtarja Ronela Hajati humbi babain e saj.

Ajo shpesh e kujton edhe me postime në rrjetet sociale ndërsa emrin e tij e ka bërë edhe tatuazh në krah.

Sot, u deshën vetëm disa sekonda që këngëtarja të dëgjonte zërin e babait të saj dhe të shpërthente në lot.

Supriza e përgatitur përgjatë programit “Muzikë kur dëgjoj” në “E Diell” në Top Channel kishte në qendër miqtë dhe mikeshat e Ronelës të cilët të gjithë bashkë, shoqëruar nga këngëtarja Anxhela Peristeri, i kënduan asaj në formë surprize këngën “Plas” të Flori Mumajesit, një prej njerëzve më të rëndësishëm që kanë shënjuar në jetë e saj artistike kur ishte pjesë e “Threedots”.

E emocionuar nga një video e rrallë me babain e saj, të ndjerin Marash Hajati vite më parë, Ronela pohoi se këtë surprizë do ta mbante mend gjatë në jetën e saj dhe miqtë që ajo pa të ngjiteshin në skenë si: Sageri, Megi Shehu, Sara Kolami, Niko Komani, Sara Jaupaj dhe Anxhela Peristeri ishin ndër njerëzit që e kishin mbështetur atë në kohërat e saj më të errëta.