Mos bëni gabim: Pse pija ka shije të ndryshme nga një shishe dhe një kanaçe

Nëse dëshironi t’i pini, nuk duhet ta teproni me pijet e gazuara, sidomos për shkak të sasive të larta të sheqerit, por edhe disa gjërave të tjera. Ato mund të jenë plot me acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve.

Sa më gjatë të konsumohet soda, aq më shumë mund të dëmtojë dhëmbët. Duhen vetëm 20 sekonda që bakteret në gojën tuaj të fillojnë të prodhojnë acid dhe ato do të hanë smaltin deri në gjysmë ore.

Kanaçet e aluminit kanë një shtresë polimeri që mund të thithë një pjesë të aromës, duke e bërë potencialisht shijen më të butë, shpjegoi kimisti i ushqimit Sarah Risch.

– Nëse pini sodë nga një shishe plastike, shija mund të ndryshojë për shkak të acetaldehidit nga plastika që kalon në pije. Nga ana tjetër, shishet e qelqit janë më së paku të ndjeshme ndaj ndryshimeve, ndaj nuk e ndryshojnë shijen e pijes së gazuar – ka shpjeguar ajo, përcjellë rd.com.

Pijet e gazuara janë plot me acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe çojnë në kavitete dhe ngjyrat artificiale mund të njollosin dhëmbët. Vetëm një kanaçe mund të përmbajë 39 gramë sheqer, që është doza ditore – pohon doktor Samir Pate.

Ai shtoi se sa më gjatë të konsumohet soda, aq më shumë mund të dëmtojë dhëmbët. Duhen vetëm 20 sekonda që bakteret në gojën tuaj të fillojnë të prodhojnë acid dhe ato do të hanë smaltin deri në gjysmë ore.

– Nëse ju duhen 30 minuta për ta pirë të gjithën, atëherë efekti i dëmshëm në dhëmbë zgjatet ndjeshëm. Çamçakëzi pa sheqer ndihmon në reduktimin e acidit në gojë, shtoi ai.