Nëna e Sibela Abedinit, 27-vjeçares e cila vrau veten pasi personazhi i TikTok i publikoi një foto intime, ka paralajmëruar se nëse Altin Çoku del nga burgu do të bëjë vetëgjyqësi. Në emisionin “Me zemër të hapur”, Daniela tregoi se Altin Çoku ka thënë në TikTok se “s’ka çfarë më bën shteti se jam me kartelë dhe kam lekë”.
Nëna e Sibela Abedinit u shpreh se nëse Altin Çoku del nga burgu, i është betuar të bijës në arkivol se do ia bëjë trupin copa-copa dhe do e dorëzojë në Polici të Kamzës.
Nëna e Sibelës Abedinit: Fëmija ka qenë duke punuar, jo në hotel. As tek supermarketi nuk dilte, ishte fëmijë i mbyllur. Se kam pasur vajzën që shkonte nëpër hotele. Kishte 1 muaj e 3 ditë që kishte ardhur nga Kosova. Si çdo çift kishin probleme, i thashë hajde rri këtu dhe qetësohu. E mora unë në Kosovë, vajza ka qenë shumë xheloze. I thashë ka fëmijë me ty, mos me mamin. E kam rritur pa babë, jam bërë nënë e babë vetë.
Bashkëshorti është jashtë, ai është me tjetër. Këtë mostrën e kam takuar në një supermarket me gruan e vet, më tha më duhet një pastruese. Më tha jam me gruan dhe vajzën e vogël, i dhashë numrin e telefonit. Kur shkova me vajzën, se s’donte të më linte vetëm, nuk ishte gruaja e tij aty, më tha është në spital. Punova dy ditë aty dhe gjeta punë tjetër në Bathore. Më tha vajza meqenëse ti gjete punë tjetër, po shkoj unë, Ditën e parë shkoi me vajzën e saj të vogël dhe i dha 20 mijë lekë. Ditën e dytë Sibela la vajzën tek motra dhe iku vetë, nuk i kishte dhënë lekë.
I dha vetëm një çantë me lodra për vajzën e vogël. Ka shitur unazën dhe vajzën për t’i blerë vajzës pampersa. I thashë të mos shkojë më, se do të gjenim punë tjetër. Ditën e dytë i tha që do iki në Itali dhe kur të të kontaktoj unë. Sibela ishte e qetë, nuk shfaqi shqetësime. Po të më thoshte mami kam këtë kërcënim, do të merrja telefonin do ta vrisja vetë fëmijën tim pa ma vrarë ai.
I kam thënë nxirreni atë nga policia. Ai ka thënë në TikTok s’kam çfarë më bën shteti se jam me lekë. Jam betuar pa arkivolit të gocës, me këto duar do ta bëj copa-copa dhe trupi i tij do të dorëzohet në polici të Kamëz. Do të marr hakun e fëmijës, djalin dhe gocën se fus, por unë vetë me këto duar. Nëse shteti e nxjerr nga burgu se është me kartelë dhe me para, unë do ta vras.