Në rrëfimet e saj të herëpashershme, këngëtarja Alida Hisku e ka treguar vështirësinë e jetës që pati kur u largua nga Shqipëria.
Këtë herë, ka treguar sakrificat që u detyrua të bënte prej fëmijëve, kur shkoi në Gjermani.
“Pas shumë viteve që kam punuar, si shumë gra shqiptare, më ka qëlluar të punoj dy tre punë jo të kualifikuara, me pastrime. Në fillim iu angazhova fëmijëve, që të shkolloheshin dhe të arrin diçka sepse duke qenë i huaj të venë prapa liste.
Ky ishte qëllimi i jetës sime, për 20 vite. Pastaj fillova mendova të mendja për vete, mendova për të mbledhur disa lekë, e bëja çdo gjë vetë.
Bleva një shtëpi këtu në fshat sepse kujtova se ishte vetëm shtëpi sepse e bleva në ankand pa e parë, dhe kuptova që ishte gjysma e fshatit. Kam stalla, vilë 600 metra katrorë me tre kate, kam traktorë, kafshë. Më dhemb goja t’jua tregoj se sa e madhe është dhe se sa punë do”, tha ajo.