Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza ka reaguar ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
Fejza ka reaguar ndaj deklartës së Iufajt për Kurti në lidhje me ngritjen e aktakuzës ndaj Radoiçiqit dhe në lidhje me heqjen e urdhërarrestit për Radojiçiqin.
Në fund Fejza e ka pyetur Isufaj: “Më fal, e çfarë pune ke ti?”
“Kryeprokurori Blerim Isufaj dje i tha kryeministrit se nuk është puna e juaj a ngritet apo jo aktakuza ndaj Radoiçiqit, edhepse ky publikisht e ka pranuar përfshirjen në sulmin e 24 shtatorit. Pastaj publikut i tha nuk është punë për juve se pse ia kam heq urdhërarrestin Radoiçiqit në 2021. Më fal, e çfarë pune ke ti Blerim Isufaj?” – ka shkruar deputetja e VV-së.