Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në krye me Rozeta Hajdarin kanë vendosur të hakmerren ndaj zyrtarit që e kishte kundërshtuar fuqishëm skandalin e rezervave shtetërore. Sot kjo ministri ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit Ermal Kutllovci.
Në inicimin e procedurës disiplinore që ka siguruar Gazeta Insajderi si arsye përmendet se Kutllovci ka bërë sjellje jo të mira në orar të punës.
“Nëpunësi civil Ermal Kutllovci ka përsërituri shkeljen edhe me të rëndë disiplinore me ç’rast me datë 15.12.2023 me shkresën me shkrim i është drejtuar.Albin Kurti- Kryeministër i Republikës se Kosovës, përfshire edhe zëvendës Kryeministrin, Ministra , Shef Kabineti, Këshilltar te Lartë, Sekretar eti, duke tejkaluar hierarkinë, kompetencën dhe me përmbajtje të shkresës që nxjerr informacione që nuk i lejohet“, thuhet aty.
A u hakmerr Ministrja Hajdari ndaj zyrtarit Kutllovci?
Sic raporton Insajderi, shkak i kësaj është bërë një mbledhje e MINT për rezervat shtetërore ku zyrtari në fjalë nuk e ka përfillur fjalën e mjnistrës Hajdari edhe pse ajo i ka kërkuar ta mbyllë gojën.
Në këtë mbledhje zyrtari Ermal Kutllovci kishte dal kundër ministres për skandalin e rezervave shtetëore.
Madje siç merr vesh Insajderi ministrja ndaj tij ka përdorur gjuhë të ashpër se ti e mbyllë gojën, madje duke kërkuar që edhe të ndërmarrën masa disiplinore ndaj tij.