Ish-agjenti federal për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve financiare, John Moynihan, ka dorëzuar një dosje në Departamentin e Drejtësisë (DOJ) dhe në Inspektoratin e CIA-s, kundër ish-prokurorit të Zyrës së Prokurorisë së Specializuar (ZPS), Jack Smith, duke pretenduar se ai ka udhëhequr një “skemë korruptive” brenda Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë të Holandës. Brenda dosjes ka sms, përgjime dhe prova të tjera. Dosja është mbi 100 faqe. Mediumet amerikane tanimë janë alarmuar dhe opinioni amerikanë është trazuar.
Dy personazhet kryesore në këtë aferë korruptive janë Jack Smith dhe Faik Imeri me pseudonimin Floriani.
Faik Imeri duke e përdorur pseudonimin Floriani me dijeninë e Jack Smith është paraqitur si agjent i CIA-s për të shantazhuar e zhvatur njerëz të ndryshëm. I njëjti po ashtu, ka krijuar një rrjet të dëshmitarëve të rremë kundër krerëve të UÇK-së në Hagë. Nga provat del që Faik Imeri ishte bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb në krejt këtë skemë kriminale e korruptive. Faik Imeri ka bashkëpunëtorë të cilët arrijnë deri tek majat e institucioneve të Kosovës.
Darko Petrovic është shtetas i Malit të Zi dhe bashkëpunëtor i ish-presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. I njëjti pasi e ka zbuluar se ishte pjesë e mashtrimit të madh nga Jack Smith dhe Faik Imeri, ka treguar se si këta dy persona kanë provuar ta bindin ish-presidentin Milo Gjukanoviq për të dëshmuar kundër Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale. Fillimisht pjesë e këtij mashtrimi ishte edhe Halit Sahitaj sepse ishte i bindur që Floriani (Faik Imeri) ishte agjent i CIA-s. Në fund kur zbuluan mashtrimin, dolën dhe e rrëfyen të gjithë skemën.
Fillimisht, Faik Imeri kishte provuar ta bindë ish-presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, se Hashim Thaçi kishte folur keq kundër tij në SHBA në vitin 2015 dhe nga atëherë punët në Mal të Zi kanë shkuar keq. Ai duke folur në emrin e CIA-s, ka provuar fillimisht të krijoi përçarje e pastaj ta bindë për të dëshmuar në Hagë. Në fund ua kërkoi 100 milionë euro për t’u mos arrestuar Milo Gjukanoviq.
Milo Gjukanoviq kur u informua për këtë ngjarje ishte shokur.
“Dy ditë më vonë, Zoran dhe unë u takuam me Presidentin Gjukanoviq për ta informuar atë për takimin. Presidenti është shokuar me lajmin për presidentin Thaqi. Ai tha se ai dhe presidenti Thaqi kanë marrëdhënie të mira profesionale“, tregon Darko Perovic.
Darko Perovic ka treguar se si e kishte ndërmjetësuar takimin mes Faik Imerit dhe njërit prej eprorëve kryesor të policisë së Malit të Zi, Zoran Lazovic.