Sinoptikania Lajda Porja ka folur per situaten e pazakonte te Motit ne vendin tone dhe cfare pritet ne vijim.
Sipas parashikimeve, e diela eshte ditë tipike dimri pasi tashme ka filluar te depertoje nje mase e ftohte siberiane. Do të ketë reshje të izoluara në jug, më pak në juglindje. Problematike mbetet situata e ngricave në zonat malore nderkohe temperaturat do te zbresin deri ne -5 grade celcius, tha ajo.
Kjo mase siberike do te qendroje deri diten e hene, diten e marte pritet te ndryshoje qarkullimi. Do te kemi nje mase me te ngrohte, rriten temperaturat dhe do te kemi rikthimin e reshjeve te shiut ne te gjithe Shqiperine te cilat pritet te qendrojne deri nga mesi i javes. Priten gjithashtu dhe stuhi te forta ere.
Ky fund Nentori eshte nje ndryshim shume i cuditshem per nga ndryshimi i masave ajrore, per vetem dy-tre dite masa te ftohta dhe me pas dite tipike vjeshte me shume reshje por me rritje temperaturash.