Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë në “Pressing” të T7, se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është polarizues.
Ai ka thënë se Kurti iu thotë partive opozitare, përfshirë edhe atij si kryetar i LDK-së që “jeni me Vuçiqin”.
Abdixhiku thotë se si mund më pas ta ftosh të bisedosh për dialogun me Serbinë me dikë që e etiketon si “me Vuçiqin”.
”Në fund të ditës, po të kishim një kryeministër si duhet, jo polarizues që thotë jeni me Vuçiqin, sepse kur i thua jeni me Vuçiqin nuk ke pse ulësh më me të. Pse me u ulë ai me fol me mua për dialogun, por a jam me Vuçiqin, si mund të flasësh me mua tash hajde bëhemi bashkë. Por të kishim një kryeministër të matur do të thoshte ejani ta bëjmë një dokument më të mirë”, ka thënë Abdixhiku.
Më tutje, ai ka deklaruar se drafti për Asociacionin është autonomi me kompetenca ekzekutive.
Kryetari i LDK-së e ka quajtur Kurtin si “populist” dhe “polarizues”, duke e kritikuar për qasjen në raport me dialogun me Palestinë. /Gazeta Express