Rrallë del në publik, si duket bashkëshortja norvegjeze e Albin Kurtit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Forumin e Paqes që organizohet në kryeqytetin francez, Paris.

Kjo vizitë e tij në Paris është bërë shkak që Kurti të ndajë disa foto të rralla krah bashkëshortes së tij, Ritës.

Rita Knudsen Augestad është bashkëshortja norvegjeze e Kryeministrit Kurti, por ajo ka një profil të ulët publik pasi ka qëndruar gjithmonë larg daljeve televizive.

Por kush është Rita dhe me çfarë merret ajo ?

Duke qenë një figurë që i ka qëndruar larg mediave, jo shumë dihet për të. Rita Augestad Knudsen është një Studiuese e Lartë në NUPI dhe pjesë e Grupit Kërkimor për Siguri dhe Mbrojtje, ajo punon veçanërisht kundër-terrorizmit dhe anti-radikalizimit. Ajo është drejtoreshë menaxhuese e ‘Consortium for Research on Terrorism and International Crime’, dhe e lidhur me C-REX (Qendra për Kërkime mbi Ekstremizmin në Universitetin e Oslo).

Kompetenca kryesore e Rita Augestad Knudsen është mbi terrorizmin, ekstremizmin dhe vlerësimin e rrezikut të lidhur me radikalizmin, konceptin e ‘radikalizmit’, kundër-terrorizmin në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe historinë e vetëvendosjes në politikën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar, përveç Ballkanit e sidomos të Kosovës. Publikimet e saj përfshijnë analizat e bashkëpunimit ndërkombëtar të sigurisë për sanksionet dhe ndërtimin ndërkombëtar të shtetit, ndërsa doktorata e saj në histori ndërkombëtare / histori intelektuale nga Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencës Politike në Londër ishte mbi “vetëvendosjen” dhe lirinë në ligjërimin ndërkombëtar.