Ish-gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të përbëjë një nivel të tretë të qeverisjes në Kosovë.
“Kur të krijohet një pushtet duhet të vijë dikah. Duhet ta ketë një bazë, ose duhet të vjen nga pushteti lokal, ose nga pushteti qendror. Pushteti lokal është pjesë e pushtetit qendror. Këtu po luftohet për pushtet. Me pas qenë shoqëri, si po e quajmë këtë, nuk ka pasur nevojë të bëhet gjithë kjo zhurmë. Këtu është për pushtet, por çfarë pushteti. Ky është pushtet i ç’centralizuar lokal, nënkupton disa kompetenca. D.m. th. kompetencat, pushtetin, kanë me marrë prej komunave serbe edhe me ngrit me centralizu. Ka me qenë një entitet, i cili ka me i mbrojt këto interesa. Nuk e marrin prej pushteti”, tha Kadriu, për RTV21.
Ai pranoi se figurativisht mund të jetë pushtet i tretë.
“Por nuk është nivel i tretë sepse ky kryetar përgjegjësi ka me i dhënë ministrit të Pushtetit Lokal”, tha Kryeziu.
Ai siguroi se Kosova nuk do të humbet me Asociacionin e komunave me shumicë Serbe.
Sipas tij kjo do ta ndihmojë Kosovën në procesin integrues në Bashkimin Evropian.
“Besoj plotësisht në këtë, për shkak se çdo gjë të do krijohet duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Kryeziu.
Ai shtoi se një draft-status i tillë nuk ka nevojë të shkojë për diskutim në Kuvendin e Kosovës.
“Shumë mirë është e përkufizuar se kryeministri ka për detyrë me dekretu këtë draft-status dhe detyrë ligjore e ka me dërgu në Gjykatë Kushtetuese, Gjykata e Kushtetuese e miraton si të tillë ose nuk e miraton dhe pastaj shkon në Asamable, në Asociacion dhe Asociacioni e miraton si të tillë, këto janë procedurat”, sqaroi Kryeziu.