Valon Syla, gazetar, ka folur në Pressing të T7 për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po synon që Asociacionin “t’ia lë në duart dikujt tjetër”.
Duke e cituar Kurtiit, Syla thotë se prej Ohrit kryeministri ka thënë se e ka pranuar Asociacionin, por nuk dëshiron “të zhytet në të”.
Më tutje, Syla shton se sipas ”strategjisë së Kurtit”, do të përpiqet që t’ia hedh fajin Bashkimit Evropian apo kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
”Është pjesë e politikës së tij vetëvonuese, edhe pse pse Ohrit thotë se e kam pranu, por në fakt është duke gjetur ndonjë derë ose siguresë që disi e vonon, që Asociacioni të mos bëhet në duart e tij, dhe këtë dëshiron t’ia delegojë një trupi tjetër ekspertësh që duhet t’ia çojë që ai mos të zhytet e t’ia lë fajin BE-së, ose Edi Ramës që e ka prezantuar”, ka thënë Syla. /Gazeta Express