“Vjen nga njeriu qe i ka gjuajt me gurë”, Ganimete Musliu flet për Insajderin pas vendimit të Kurtit lidhur me shtesat

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu pas vendimit të Qeverisë lidhur me shtesat e policëve i tha Gazetës Insajderi se denigrimi i Policisë po vjen nga “njeriu që i ka gjuajt…

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu pas vendimit të Qeverisë lidhur me shtesat e policëve i tha Gazetës Insajderi se denigrimi i Policisë po vjen nga “njeriu që i ka gjuajt më gurë”.

Sipas Musliut mungesa e deputetëve të VV-së në diskutimin e rezolutës për Policinë ka dëshmuar se kjo Qeveri nuk dëshiron më u merr më Policinë e Kosovës.

Vetë mungesa e deputetëve të VV-së në diskutimin e rezolutës për Policinë e ka tregu më së miri gatishmërinë e Qeverise per t’u marrë me çështjen e Policisë se Kosovës. Kurti është hakmarrës dhe këtë e kemi prite të gjithë, denigrimi i Policisë së Kosovës vjen nga njeriu qe i ka gjuajt me gurë dhe i ka fyer e poshtëruar ne mënyra te ndryshme, vetëm 3 vjet ma përpara“, tha Musliu për Insajderin.

Ajo tha se është turp i madh që Qeveria i ka sjell në gjendje sa më dal me protestu. Sipas deputetes me vendimin e sotëm vetëm janë ulur shtesat.

Personalisht nuk kam prit qe do t’i trajtoj ndryshe! Kurti thirret ne atë qe policia nuk ka pas paga me te mira as ne te kaluarën, ju kujtoj qe njësite speciale atëkohë kanë punuar me orar te rregullt dhe shtesën e rrezikshmërisë e kishin 215 euro. Kurse se paku qe dy vite 80% te kohës jane jashtë familjeve te tyre, është turp me ju permed pagesën e orëve shtese. Turp edhe me i madh është me i sjellë keta djem e vajza ne këtë gjendje sa të protestojnë për të drejtat e tyre themelore. Kurti me sa e di unë as pas 24 shtatorit nuk ka shku me i vizitu këta djem, ai i ka injorua edhe sinjalet e para të pakënaqësive te kësaj njësie elite, qysh edhe i denigroi sot me uljen e pagesës se rrezikshmërisë“, theksoi Musliu.

Edhe Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës i tha Insajderit tha se ky propozim është i pranueshëm dhe janë ulur qind për qind shtesat e rrezikshmërisë.

Sipas tij policia rendit më parë kishin marrë shtesa të rrezikshmërisë 140 euro ndërsa sipas vendimit të sotëm do marrin vetëm 60 euro.

Ndryshe, sot Kurti në konferencë për media është deklaruar për shtesat e rrezikshmërisë për policët, duke thënë se kanë bërë analiza të hollësishme para se të merrej vendimi.

Kryeministri deklaroi se 10% e zyrtarëve të Policisë së Kosovës kanë pasur të ardhura më të larta se presidentja e Kosovës.