Gashi: Qeveria Kurti s’është kundër ndërkombëtarëve, por kundër Asociacionit të Serbisë

Aktivisti Shkëlzen Gashi vlerëson se kryeministri Kurti dhe qeveria nuk janë kundër Bashkësisë Ndërkombëtare, por kundër kërkesës së Serbisë për themelimin e Asociacionit.

Kështu u shpreh ai në “Pressing” në T7.

“Nuk është e vërtetë që kryeministri Kurti dhe kjo qeveri është kundër Bashkësisë Ndërkombëtare. Kjo Qeveri dhe kryeministri Kurti është kundër kërkesës së Serbisë për me themelu Asociacion sipas marrëveshjes së vitit 2013 dhe 2015 e cila ngërthen kompetenca ekzekutive për këtë Asociacion dhe e pengon funksionimin e Kosovës si shtet normal”, tha Gashi.

“Momenti që ti e pranon Asociacionin, Serbia nuk i pranon nenet e tjera, kështu që nuk bën kurqysh me pranu”, shtoi ai.