Një pjesë e Marokut u godit nga një tërmet me magnitudë 6.8 të premten, ku la të vdekur mbi 2000 njerëz, ndërsa shumë të tjerë janë të lënduar ose të zhdukur.
Lionel Messi është ndër ata që ka ofruar fjalë ngushëllimi për rajonin, ndërsa Cristiano Ronaldon gjithashtu duke bërë një gjest për tu vlerësuar për të ndihmuar të prekurit.
Sulmuesi i Al-Nassr ka vënë në dispozicion hotelin Pestana CR7 Marrakesh për ata që kërkojnë strehim.
Hoteli me 174 dhoma, konsiderohet të jetë kulmi i luksit, por tani po ofron ndihmë për ata që kanë mbetur pa shtëpi.
Zona e qytetit të vjetër të Marrakeshit – e cila është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s – është goditur rëndë nga tërmeti i fuqishëm.
Disa ndërtesa dhe mure janë shembur, ndërsa rrugicat e ngushta po vështirësojnë shoqërimin e të plagosurve drejt sigurisë.
Ekipi kombëtar i futbollit i Marokut ka bërë të pamundurën për të ndihmuar në përpjekjet për shpëtim, me lojtarët që po dhurojnë gjak për të ndihmuar viktimat.
Ndeshjet e sotme kualifikuese për Euro 2024 do të fillojnë me një minutë heshtje për viktimat.