Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci ka shpërthyer sërish me kritika ndaj qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.
Në një postim në Facebook, Gjinovci ka përmendur invenstimin e qeverisë për austradën Prishtinë- Tetovë e cila kushton 200 milionë euro, duke e cilësuar si “të tmerrshme” gjendjen aktuale në sektorë të tjerë.
“200 milion Euro autostradë për Tetovë, a ti s’ki spital (si xhungëll), s’ki cilësi në arsim – pushteti koketon me plagjiatorët, s’ki sallë koncertale, teatër të operës, teatër të baletit, ti je tmerr”, ka shkruar Gjonovci në Faebook.
Kujtojmë se aktivisti Gjinovci në cilësinë e analistit deri vonë ka pasur qëndrime pro qeverisjes së Albin Kurtit.
Duket se Gjinovci ka filluar të zhgënjehet paksa me qeverinë aktuale, pasiqë edhe të mërkurën e ka quajtur “horror” gjendjen e përgjithshme në vend.