Në kuadër të vizitave nëpër komuna të Kosovës, këtë të premte, presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar në Klinë.
Aty e para e shtetit u prit nga kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, që këtë takim e shfrytëzoi për të kërkuar më shumë investime në atë zonë.
Njëri nga projektet që i pari i kësaj komune e përmendi ishte problemi me ujë të pijshëm, për çka mori premtime nga presidentja që do të bëhet më tepër në atë drejtim.
Osmani nuk i harroi as përmbytjet e para disa javëve në Klinë, për çka po ashtu u zotua se do të përgatitet një plan në parandalimin e vërshimeve duke ruajtur kështu edhe lumenjtë për të cilët tha se ia shtojnë bukurinë qytetit të Klinës.
Pas takimit me të parin e komunës, presidentja Osmani, vazhdoi takimet me qytetarë e biznese.