Pse po kërkon VV përjashtimin e Duda Baljes nga komisioni për energjinë

Mes tensioneve dhe debateve u zhvillua mbledhja e komisionit hetimor parlamentar në lidhje me procesin e vendmmarjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

Gazetare: Elena Ukaj

Mbledhja u thirr për të diskutuar për energjinë.
Por energjinë më të madhe, deputetët e shpenzuan duke akuzuar njëri tjetrin.

Kulmi ishte kur Armend Muja kërkoi shkarkimin e Duda Balje dhe deputetit nga Lista serbe, Ljubinko Karagjiq, për shkak të mungesave.