Ligji i ri për Shtetësinë në Serbi, njoftojnë mediat serbe, ka kaluar të gjitha procedurat e duhura paraprake në komisionet parlamentare dhe pret ta ketë së shpejti edhe leximin e parë në seancën parlamentare të radhës.
Komisionet parlamentare, siç dihet, të gjitha kontrollohen nga partia në pushtet e Aleksandër Vuçiqit. Me këtë akt ligjor Serbia fillon shndërrimin e saj të plotë në një provincë ruse.
Në bazë të këtij ligji, potencojnë mediat serbe, brenda 12 muajve, çdo rus nga Rusia, dhe 80% që mbështesin politikën e Rusisë së Madhe të Vladimir Putinit, do të mund të marrë nënshtetësinë e Serbisë, kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian!
Zra të veçantë nga bota aktive e qytetarisë serbe vlerësojnë se të paktën 1.000.000 rusë do të marrin nënshtetësinë serbe brenda një periudhe prej 3-5 viteve, ndërkaq të gjithë qytetarët rusë që tashmë anë në Serbi, e që janë regjistruar për qëndrim 12 muaj më parë, do të paisen me pasaportë serbe menjëherë!
Ligji i ri për shtetësinë serbe është një projekt i ri i përbashkët dhe produkt i strategjisë pansllave që drejtohet nga Kremlini, por që është tumirë edhe nga Aleksandër Vuçiqi.
Në rast se tolerohet edhe ky akt, shkruajnë me mllef qytetaër serb të ndërgjegjshëm për rrezikun që i pret, ai do të ishte një akt tradhëtie ndaj shtetit. A mund të ndodhë ky akt pa ngritjen e flamurit të bardhë nga ana e BE-së?! A do ët thotë se me këtë akt Beogradi provokon drejtpërdrejt sigurinë dhe paqen në rajon, duke shtyrë për më vonë fillimin e frontit të dytë në jug ët Europës, por duke krijuar de fakto enklavën ruse në zemrën e Europës.