Rrahja e Aliut, një personi nga komuniteti rom në Mitrovicë, shkaktoi bujë të madhe në opinionin publik në Kosovë. Nacionale merr vesh se i dyshuari për rrahjen e tij tashmë është arrestuar.
Aliu u përshkrua fillimisht si “lypës” gabimisht nga disa media. Ai në fakt ishte një person që kishte epilepsi.
Nacionale kishte raportuar se i dyshuar për rrahjen e tij ishte pronari i një diskoteke por nuk ka mundur ta verifikojë informacionin.
Ndërkohë, burime nga Policia e Kosovës i kanë thënë gazetës se i dyshuari për rrahjen tashmë është arrestuar.
Identiteti i personit në fjalë nuk është zbuluar, përveç moshës së tij. Ai është një 47-vjeçar.
Së shpejti, Policia e Kosovës pritet të dalë me informacion zyrtar në lidhje me rastin.