Shumë njerëz e nisin ditën me një filxhan të madh kafeje përpara se të nisin çdo aktivitet. Por pirja e kafesë në mëngjes nuk është thjesht një rutinë e cila të zgjon nga gjumi. Sipas studiuesve, konsumi i kafesë përpara ose gjatë orarit të punës, ju bën të jeni më efektiv dhe më produktiv në atë që bëni,
Për të provuar këtë teori, studiuesi Bruno Gualano, mblodhi një grup çiklistësh dhe i dha si detyrë të digjnin 450 kalori. Një pjesë prej tyre u dha pilula me përmbajtje kafeine, ndërsa pjesës tjetër i dha pilula të ashtëquajtura placebo të cilat nuk përmbanin kafeinë.
Në fund rezultati ishte siç pritej. Ata të cilët kishin marrë pilulën arritën të ishin 3.3% më shumë efektivë se atë të cilët kishin konsumuar placebo. Kjo vlen në fakt për të gjithë llojet e punës, kështu mendojeni mirë përpara se të nisni punën.