Hamid Atabay sot është 57 vjeç, dhe thotë se ka hyrë në kampin e muxhahedinëve në Irak kur ka qenë në moshën 21 vjeçare. “9 muaj më përpara jam larguar nga kampi i Ashraf në manzë për në Tiranë”, u shpreh ish anëtari i MEK, Hamid Atabay.
“Unë kam hyrë në kampin e muxhahedinëve para 36 vjetëve, nuk doja të hyja por kam qenë në burgun e të burgosurve iranianë në Irak”, tha Atabay.
Ai thotë ndër të tjera se shumë familje iraniane të cilët kanë fëmijët e tyre në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit nuk arrijnë të lidhin kontakte me ta. Në të shkuarën janë bërë edhe raste publike. Në reagimet zyrtare, MEK thotë se askush nuk qëndron jashtë vullnetit. Akuzat që sipas tyre janë hedhur për izolimin e fmëijëve nga prindërit, janë propagandë e ndjekur nga inteligjenca e regjimit Iranian.
“Kjo është një letër ku 200 familje të iranianëve në MEK më ka dërguar”, tha Atabay.
“Këto janë emrat e familjarëve dhe fotot e familjarëve që kërkojnë fëmijët e tyre” u shpreh Atabay.
“Bëj pak llogaritë, njerëz 20 vjet, 30 vjet, 40 vjet që nuk kanë dëgjuar zërin e familjarëve të tyre”, tha Atabay.
Ebrahim Moradi është kurd nga Irani. Ai ka qëndruar në kampet e muxhahedinëve prej plot 17 vitesh. Ai hedh akuza se është mashtruar nga organizata me idenë se do ta çonin diku në perëndim. Moradi thotë se ka mbi 20 vjet që nuk flet me fëmijët e tij në Iran.
“Me një mashtrim shumë të bukur me jusftifikimin se do më çonin në Europë, më morën në kampin e tyre në Bagdat dhe më kanë mbajtur 17 vjet kështu”, u shpreh ish-anëtari i MEK, Ebrahim Moradi.
“Unë kur kam ardhur në MEK kam qenë i martuar, me dy fëmijë dhe kam 21 vite që nuk flas me ata, tha Moradi.
“Kam qenë në Kashar, dhe sapo mora vesh që paska jetë jashtë, qenka më ndryshe nga çna thanë, dola, u shpreh Moradi.
“Njerëzit e parë që ikën nuk ka qenë kampi i mbyllur i Manzës këta janë strehuar diku në Kashar, në disa apartment dhe atje kishte mundësi që ata të dilnin jashtë, ata që u larguan të parët, disa nga ata janë këta te unë, patën disa mundësi komunikimi dhe u treguan që ka një jetë tjtr në tiranë, që shqiptarët janë njerëz të mirë. Janë mikëpritës, na kanë ofruar gjithcka që kanë patur nevojë ndryshe nga juve që jeni atje”, u shpreh kryetari i shoqatës ASILA, Dashamir Mersuli.
“Shumë nëna, shumë prindër, familjarë kanë vdekur duke pritur që të shikojnë fëmijët e tyre”, tha Ebrahim Moradi.
Historitë e të larguarve nga kampi i MEK duken në pamje të parë të pabesueshme. Megjithatë ata thonë se u është bërë një shplarje truri.
Mostafa Beheshti thotë se ka qenë pjesë e MEK për më shumë se 20 vjet. Ai ka qenë i mitur kur është bërë pjesë e këtij kampi.
“Quhem Mostafa Beheshti, jam 39 vjeç, kur kam vajtur në MEK kam qenë 16 vjeç, kam vajtur nga një letër e dërguar nga vetë MEK në emër të tim vëllai që më kërkonin, vajta me idenë që do shkoj në Turqi me tim vëlla dhe të jetoja me të, pas një muaji, im vëlla më tha që stë kam dërguar asnjë letër, cfarë bën ti këtu”, u shpreh Mostafa Beheshti.
Iranianët e larguar nga kampi i MEK në Manzë tregojnë se ata kishin një regjim dhe disiplinë ushtarake. Aty kryhehsin gjatë ditës mësime ideologjike të organizatës.
“Çohemi në mëngjes në orën 6, vishemi bëhemi gati dhe në orën 7 na japin letrën e urdhërave.
7-8 pastronim ambjetet, dhomat e gjumit, tualetet, kuzhinat, cdo gjë. Nga ora 8 deri në 12 ose 2 e mbasdites kemi qenë në konferencat e drejtuese (mbledhjet e ideologjisë).”, tha Beheshti.?
Sipas dezertorëve të kampit, në MEK të gjitha gjërat janë me urdhra dhe askush nuk ka të drejtë të veprojë sipas dëshirave personale.
Ata na thonin që si është jeta jashtë, jetë që s’ka vlerë, që s’ke si ta jetosh, nuk mund të dalësh jashtë, është e rrezikshme të dalësh jashtë kampit.
Shpesh edhe cfarë ne flinim, për shembull, shikonim një ëndërr, e shkruanim kemi parë një ëndërr sot, cfarë ëndrre ke parë…
“Shumë shpesh nuk i shkruaja gjërat që shikoja, mendoja, dhe më thirrnin veçmas drejtuesit që përse ti nuk ke shkruar, nuk je më muxhahed, mendon që të shkosh prapë në Iran”, u shpreh Mostafa Beheshti.
Një i larguar nga organizata MEK ka botuar dhe një libër me kujtimet e tij në kampet në Irak dhe në Shqipëri. Këto janë disa fragmente kujtimesh nga Shqipëria që Khalil Ansarian ka shkruar në botimin e tij “Liri e Muguar”.
Ata njoftuan që kurdoherë që doni të shkoni në qytet duhet të merrni lejë nga përgjegjësi për të marrë celularin tuaj. Të gjithë kundërshtuam, i thamë nëse celulari është individual, na lejoni ta mbajmë me vete, por nuk pranuan dhe thanë: “Ky është një urdhër dhe që të gjithë duhet të zbatojmë urdhrin, ndonëse ne kemi veshur rroba civile, por ne jemi ushtarakë.”
Referuar librit, në Irak ata ishin paramilitarë dhe militarë të mirëfilltë. Ndëkorhë në Shqipëri, luftën duket se e bënin kryesisht online me sulme kibernetike.
“Të gjitha përpjekjet e sektit bëhen me qëllim që askush të mos kontaktojë me familjen, sepse lidhja me familjen do të thotë që ndërgjegjja e dikujt zgjohet dhe i thotë të largohet nga sekti Raxhaviu. Shpresoj se të gjithë robërit në sekt do të ndërgjegjësohen dhe do të kthehen në prehrin e ngrohtë të familjes“, citohet në dosjen hetimore.