Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikikuar çasjen e kryeministrit, Albin Kurti në raport me nërkombëtarët.
Ajo në një intervistë për Lajmi.net, ka thënë se PDK-ja është për shtrirje të sovranitetit, por që nuk e përkrahin Kurtin në veprimet e tij destruktive me aleatët.
“Jemi për shtrirje të sovranitetit por s’jemi me Kurtin që ka rrënuar çdo urë që e kemi ndërtuar”, ka thënë Çitaku.