Hoxhë Enis Rama ka qenë i ftuar te gazetari Shkumbin Kajtazi në vigjilje të festës së Kurban Bajramit.
Kryeimami i Mitrovicës shpalosi shumë detaje që kanë të bëjnë me këtë festë, duke u rikthyer edhe në histori, respektivisht bërthamën e saj si festë.
Në intervistën respektive për lajmi.net, Rama komentoi edhe çështjen e asaj nëse është e ndaluar të shtrenjtohet çmimi i kurbanit në prag të festës, siç edhe ndodh rëndom te ne.
Ai konsideroi që kurbani llogaritet produkt bazik për Bajramin e Kurbanit, çka do të thotë se për një kohë të caktuar, nëse një produkt është esencial, nuk mund të shtrenjtohet.
“Në aspektin fetar është e ndaluar me shtrenjtu çmimin e një produkti bazik për një kohë të caktuar. Pra, tash kurbani është bazik për festë, andaj ky shtrenjtim është i ndaluar”, tha ndër tjerash Rama.
Për më tepër, ndiqeni njërën pjesë nga intervista e plotë.