“Çfarë noti! Tani dua një picë”, tentoi të kalonte Otranton por gjendja fizike e mposhti, flet nga spitali Eva Buzo (Video)

Eva Buzo notarja e cila tentoi të kalonte kanalin e Otrantos me not, u detyrua të braktisë garën pasi notoi për 28 orë, për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

Pasi është qetësuar në ambientet e spitalit të Vlorës, ka përshëndetur me një mesazh të gjithë ata që i qëndruan pranë. Ajo tha se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tani do vetëm të hajë një picë të madhe dhe të pijë një pije energjike.

“Përshëndetje të gjithëve, dua të them një mesazh për ju. Ndihem shumë mirë dhe jam e shëndetshme. Notova për një kohë tepër të gjate dhe tani thjesht dua te ha një picë të madhe dhe një pije energjike. Po më mbajnë ne spital thjesht për një observim të gjendjen sime shendetesore. Do te dëgjohemi përsëri shume shpejt derisa sa te qetësohem.

Wow çfarë noti!”-tha notarja Eva Buzo.