Me “UÇK” në zemër, boksieri Kosovar shpallet kampion i Evropës (VIDEO)

Boksieri Kosovar, Altin Zogaj, është shpallur mbrëmë Kampion I Evropës, në kategorinë e peshave të lehta, IBO.

Zogaj ka triumfuar ndaj boksierit italian, Riccardo Valentino, në meçin I cili u zhvillua në Stuttgart të Gjermanisë, shkruan IndeksOnline.

30-vjeçari fitoi titullin e Evropës në Federatën e IBO, me vendim unanim të gjyqtarëve.

Zogaj ka një rekord fantastik deri më tani, ku ka 12 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara

Shiko videon KETU