Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas sulmit të gazetarëve në Leposaviq. Sot në Leposviq, një grup gazetarësh u sulmuan nga persona të maskuar, disa prej tyre pësuan lëndime trupore.Përmes një postimi në Facebook, kryekuvendari ka dënuar sulmin ndërsa tha se Bashkimi Evropian nuk duhet të tolerojë sjelljen e shtetit serb.
“Edhe sulmi i sotëm i grupeve të maskuara kriminale ndaj gazatarëve të medieve kosovare, tregon se Beogradi nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe shenjë ndaj këtyre grupeve që i menaxhon për ta qetësuar situatën në veri të Kosovës” – tha Konjufca.
Tutje, ai tha se Kosova nuk do të tolerojë verime të tilla.
“Çfarë fqinjësie të mirë dhe normalizimi raportesh mes dy vendeve mund të pretendohet nëse Bashkimi Europian e toleron një sjelle të tillë armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës. Nëse BE e toleron këtë agresion të vazhdueshëm të Serbisë, atëherë përfundimisht dialogut po i humbet kuptimi” – tha kryeparlamentari Konjufca.
“I bëjmë thirrje edhe një herë faktorit ndërkombëtar që ta shtojë presionin mbi Serbinë, si shkaktare të këtyre tensioneve, sepse s’mund të ketë qetësi dhe stabilitet nëse bandat vazhdojnë të ushtrojnë dhunë dhe terror mbi popullsinë e këtyre komunave, gazetarët dhe forcat e rendit” – tha ai.
Ky është postimi i plotë i kryeparlamentarit Glauk Konjufcës: