Dorentina Thaçi është gazetarja që u sulmua sot në Leposaviq, duke u goditur në kokë.
E historia e saj, është dramatike dhe përveç asaj ajo nuk ka frikë ta kryejë punën e saj, shkruan “Jepi zë”.
Dorentines ia vranë babain serbët gjatë luftës, kur ajo ishte vetëm 9 muajshe.
Historinë e ka rrëfyer gazetarja Artiana Matoshi:
Nje prej gazetareve te lenduara sot ne veri eshte Dori. Dorentina Thaci, nji gazetare e re me te cilen kemi nda shume terene. Dori eshte e jashtezakonshme.
Dorit, forcat serbe gjate luftes se fundit ne Kosove ia vrane babane. E ajo vazhdon me sjell cdo dite realitetin e Kosoves permes gazetarise.
Bardhi, kameramani i RTK-se, eshte prej atyre qe kur krejt kane refuzu, ai ka shku ne veri. Bardhi eshte i palodhur e i patrembur. Edhe me Bardhin kemi nda shume terene. Kryesisht ne Veri te Mitrovices, sepse Bardhi s’eshte frikesu asnjehere.
Njejte si Dori e Bardhi, te palodhur e te patrembur jane krejt koleget gazetare e kameramane qe kane raportu keto dite nga veriu. Jane edhe te tjeret qe raportojne per cdo dite cdo te keqe qe ndodh ne Republike.
E ju vazhdoni me akuzat per ta. Nese keta “te shiturit e Serbise” s’do te ishin, besoni se s’do te mund te dinit asgje qe ndodh ne kete vend. As te mirat e as te keqijat. As ngjarjet ne veri.
Lehte me fol tu pi caj rusi prej shtepive te ngrohta kur keta njerez e rrezikojne jeten cdo dite.
Madje, jo vec prej huliganeve serb ne veri. Edhe prej shqiptareve qe iu shkelen interesat kur mediat raportojne.