Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta ndalojë hyrjen e të gjitha mallrave serbe në tregun e Kosovës.
Gazeta Express ka mësuar nga burimet se tanimë të gjitha pikat doganore në Kosovë, kanë pranuar urdhrin se nga sot, të gjitha mallrat serbe duhet të kthehen prapa.
Ky vendim i Qeverisë së Kosovës vjen pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë kufitarë të Kosovës në veri nga njësite serbe brenda territorit të Kosovës.
Institucionet e Kosovës kanë reaguar me shpejtësi, duke e kërkuar lirimin e shpejtë të zyrtarëve policorë si dh kanë kërkuar nga ndërkombëtarët trysni mbi Serbinë.
Serbia në anën tjetër, pretendon se zyrtarët e arrestuar policorë të Kosovës, janë kapur brenda territorit serb.