Nga: Spartak Ngjela
Gjendja aktuale e historisë së Shqipërisë sot është në progres drejt gjith-shqiptarizmit.
E tërë vëmendja politike në Ballkanin Perëndimor, që nga viti 1999, është te Kosova.
Çlirimi i saj nga pushtimi i Serbisë krijoi në Ballkanin Perëndimor një shtet të dytë shqiptar – Kosovën, me 2 milion banorë. Por kjo solli edhe shqetësimin e Serbisë, Greqisë dhe Rusisë.
Gjithçka po luhet nga Serbia për Liqenin e Ujmanit dhe Minierën e Trepçes, dy pika të mëdha për ekonominë, jo vetëm të Kosovës por edhe të Shqipërisë.
Por, a e di politika amerikane këtë?
Nëse nuk e di, duhet të veprojë me përparësi, sepse e ka edhe në interesin e saj.
I.
Shqiptarët sot janë përballë kërcënimit të heshtur të tre shteteve: Serbisë, Greqisë dhe Rusisë. Si gjithmonë, te paktën në 200 vjet rresht.
Të tria këto shtete janë hedhur në sulm për të krijuar ngjarje në Serbi.
Ata që nuk e njohin historinë nuk e kuptojnë dot se çështë gjithë ky intensitet kaq i madh për të mos e pranuar gjendjen, kur tani dihet se Kosova është një shtet i pavarur, dhe ende i pafuqishëm që të mendosh se mund të prishë balancat ndërkombëtare të forcës.
Por nuk është kjo, se arsyeja është diçka tjetër.
E pra, çfarë është ajo që e shqetëson realisht Serbinë dhe Rusinë bashkë?
Shqetësimi i tyre është Shqipëria e Bashkuar.
II.
Ja ky është thelbi që tensionin ortodoksinë sllave.
Sepse, Shqipëria e Bashkuar krijon domosdoshmërisht forcën parësore për të hapur portën e madhe të Historisë së vërtetë të Shqipërisë.
Cila është kjo e vërtetë?
E vërteta qëndron tek:
a) E para është trinia historike ilir, arbër, shqiptar. Sepse kjo është rrejedha e historisë shqiptare që vjen nga lashtësia në kohën tonë, dhe që provon vazhdimësinë shqiptare në territorin e gjerë ilir dhe arbëresh.
Por pikërisht, me dhunë të epërme, karakteri pushtues sllav, që si proces ka filluar që në Shekullin e VII, të gjithë qëllimin e ka pasur të eliminojë nga historia trininë historike të Shqipërisë. Sepse të tre shtetet sllavë në Ballkanin Perëndimor kanë dalë me anë të agresionit pushtues dhe fshirjen nga historia të trinisë shqiptare: ilir-arbër-shqiptar.
Dhe kjo forcë makabër me pushtime, me terror dhe genocid antishqiptar erdhi dhe në vitin 1999 mori goditjen më të madhe: sepse në këtë viti u çlirua Kosovs nga pushtimi serb. Dhe ky akt i madh shqiptar erdhi dhe sot është kthyer për shqiptarët në një fenomen që është në zhvillim. Dhe ky është tani fenomeni Kosovë. Që kuptohet, se, në funksion të historisë, ky, kuptohet se është hapi i madh drejt Arbërisë.
b) Por, cili do të jetë fakti më fuqiplotë për ta sjellë këtë fenomen në një stad të lart të shqiptarizmit?
Fakti më fuqiplotë për ta sjellë këtë është bashkimi kombëtar Shqipëri – Kosovë.
Por, a janë lidershipet politike të dy shteteve shqiptarë në Ballkanin Perëndimor në lëvizje permanente për të sjellë në historinë e Shqipërisë bashkimin kombëtar?
Pikërisht kjo është çështje të cilën Shekspiri te Hamleti e ka qshkur :
To sleep, perchance to Dream; aye, there’s the rub. ( … të flesh…?
E ndofta t’ëndërrosh! Ah, këtu ngec… -përkthim i Nolit)
III.
E pra…
Çfarë do të mund të ndodhë këto ditë në Prishtinë në takimin e Albin Kurtit dhe Edi Ramës?
Pritet të jetë një takim i rëndësishëm, por më në vështirësi do të jetë kryeministri shqiptar i Shqipërisë.
Kosova e ka kuptuar që kryeministri i Shqipërisë nuk e njeh historinë e Arbërisë.
Por në ndërtimin e Edi Ramës ka diçka më shumë. Nuk kuptohet se si ti mund të mendosh të bësh politikë me pushtuesin e territoreve shqiptare!
Me një pushtues që, tani që i ka ikur Kosova, është drejt shkatërrimit të tij me një falimentim të përgjithshëm.
IV.
Sot nuk është më e fshehur historia e rrjedhës historike të popullit shqiptar sipas trinisë: Iliri – Arbëri – Shqipëri, dhe kjo, sigurisht që i ka hedhur deri në shqetësim kriminal serbët që po drejtojnë sot Serbinë. Por edhe grekët gjithashtu.
Pritej që historia e Shipërisë dhe vlerësimi i madh i shqiptarëve dhe gjuhës shqipe do të vinte pikërisht në këtë stad historik ku ndodhemi sot.
Dhe ky duket se është një stad i fundmë për triumfin e të vërtetës historike për vlerën e madhe që paraqet historia e Shqipërisë jo vetëm për shqiptarët, por edhe për Gadishullin Ilirik: si një qëndresë të lartë të shqiptarëve, deri në atë cak, sa nuk e ka arritur asnjë komb dhe kombësi tjetër me përjashtim të ebrejve.
V.
Po, si janë të përcella brez pas brezi vlerat hitorike të trinisë që përmbajnë në vetetvete sot shqiptarët modernë?
Për ta nxjerrë në pah vlerën historike të shqiptarisë së sotme na duhet ta fillojmë me disa pika të shndritshme të historisë të gjatë të Shqipërisë.
Historia e një kombi ecën ngaherë mes njerëzve të famshëm që e kanë drejtuar
Po shqiptarët?
Shqiptarët, që nga viti 280 p.e.r, kanë ecur mes prijsave të tyre ilirë dhe epirotë: që nga Piroja e Epirit te Teuta e Ilirisë, nga Teuta e Ilirisë në 12 perandorët ilirë të Perandorisë Romake; nga pashallarët e mëdhenj shqiptarë të Perandorisë Osmane tek Ismail Qemali; dhe, nga Ismail Qemali tek Ibrahim Rugova.
Kjo është e gjithë rruga historike e shqiptarëve të sotëm në krijimin e dy shteteve shqiptare Shqipëri dhe Kosovë.
Dhe gjithçka po pritet te bashkimi i tyre.
Po, a janë të afta qeveritë e të dy shteteve shqiptare që ta kuptojnë se politika e sotme shqiptare është Shqipëria Etnike?
Shenjat janë që këta nuk po duan ta kuptojnë.
Por këta të dy duhet ta dinë se ky është opsioni me lehtësues për ta, sepse shenjat janë që të dy kryeministrat shqiptarë, Rama dhe Kurti, kush më shumë e kush më pak, nuk e duan bashkimin kombëtar.
Por këtu pyetja është kjo: cili është armiku kryesër që vuan kundër bashkimit kombëtar të shqiptarëve?
Armiku kryesor i këtij bashkimi është Serbia dhe Rusia.
Po kryeministrat aktualë të Shqipërisë dhe Kosovës, Rama dhe Kurti, si janë dhe çfarë pozicioni kanë me politikën e turpshme antishqiptare te Beogradit?
Kjo në fakt është pika kulmore e kësaj historie; por koha shumë shpejt do ta tregojë.
Prandaj, të dy kryeministrat e sotëm shqiptarë duhet të kenë dhe të bëjnë shumë kujdes, se, politika amerikane i ka hyrë këtij studimi dhe shqiptarët po presin të dimë se: cili është raporti i Ramës dhe Kurtit me Beogradin dhe cili është mendimi i tyre për bashkimin kombëtar.
Prisni dhe shikoni…