Rama me draft për Asociacionin, Sali Berisha: Teksti është shkruar në Beograd

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas Edi Rama njoftoi për një draft të Asociacionit që e ka dorëzuar në Francë e Gjermani.

Berisha në një deklaratë për media ka thënë se teksti i këtij drafti është shkruar në Beograd.

Ai e ka quajtur Ramën argat të Vuçiqit.

Pjesë nga deklarata:

Maskat ranë! Argati i Vuçiçit në detyrim ekstrem shpalosi veten si një vasal i shpifur i doktrinarit dhe një prej autorëve të gjenocidit serb në Bosnjë dhe Kosovë! Sot Rama në detyrim, doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e asociacionit së komunave me shumicë serbe. Teksti është shkruar në Beograd dhe më pas rishkruar në Tiranë. Ky akt përbën ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës, në emër të Beogradit, akt më i shëmtuari në historinë e marrëdhënieve të dy vende, që nxit dhe nuk qetëson konfliktin. Akt me të cilin Rama tenton të zgjidhe problemin ne tij me McGonigal

Këto hapa gjykoj se janë përcaktuar drejtë dhe nga autoritetet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare, që kërkojnë kushte të reja. Në zonat e nxehta duhet të koordinohet me trupat ndërkombëtare. Sa i përket asociacionit, do ta mbështes si një të drejtë themelore dhe derviat të lirisë. Asociacioni nuk mund të jetë kurrë jashtë prerogativave kushtetuese të Republikës së Kosovës. Çdo hap tjetër, është rrezik madhor për paqen dhe stabilitetin në gadishullin e Ballkanit”, tha Berisha.