Kanë vazhduar kërcënimet nga fqinji verior i Kosovës, Serbia, e cila ende e ka në gatishmëri luftarake ushtrinë e saj pas zhvillimeve të javës së kaluar në Kosovë.
Ministri serb i Mbrojtjes, ka thënë se ushtria e shtetit të tij është në gjendje të zbatojë çdo urdhër dhe kërkesë varësisht nga situata.
“Ushtria është në gjendje të zbatojë çdo urdhër dhe detyrë që merr nga shefi i komandës dhe presidenti Vuçiq”, tha ai.
“Autoritetet serbe s’do të lejojnë të tejkalohet vija e kuqe, të shtihet ndaj serbëve, t’u merren pronat dhe të zhvendosen nga vendet e tyre”, tha ai.