Një flamur serb i vendosur në qendër të Komunës së Graçanicës është djegur gjatë natës. Tensionet e fundit në Veri raportohet se janë zhvendosur edhe në Graçanicë, komunë kjo e banuar me shumicë serbe cila ndodhet rreth 7 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës.
Flamuri i djegur ka ngjallur reagimin e banorëve serb në këtë komunë. Mëngjesin e sotëm ata kanë vendosur një flamur të ri tek Monument i Millosh Obiliqit në Graçanicë.