Fiset e ashtuquajtura gjermanike, të cilat formuan kombet e Evropës Perëndimore dhe Veriore emigruan nga Lindja drejt Perëndimit. Si pikënisje këto fise patën territoret e Detit të Zi, Ilirisë dhe Trojës.
Fiset kryesore, të cilat formuan kombin francez, anglez, gjerman, skandinav, janë frankët, teutonët, gotët, anglo-saksët, normanët, langobardët etj. Të gjitha këto fise kanë ruajtur në historinë e shkruar nga vetë ata faktin e emigrimit, se nga ku, dhe si emigruan, luftërat që kanë bërë dhe vendet ku u vendosën. Ajo që ka ruajtur një popull në traditën e tij, është shumë herë më e vlefshme, nga ajo që thonë të tjerët për të. Këta popuj që populluan Evropën dhe që i dhanë botës qytetërimin më të lartë që ka njohur, nuk vinin nga pylli dhe nga hiçi, ashtu siç është thënë deri më sot, por ishin pasardhës të gjyshërve të tyre etnikë evropianë, sepse rrjedhin nga ata.
Frankët janë fisi me origjinë gjermanike që formoi së bashku me galët dhe romakët kombin francez.
Teutonët një nga fiset kryesore gjermanike, formuan kombin gjerman dhe atë skandinav. Shpesh me emrin Teuton përfshihen të gjitha fiset gjermanike.
Anglo-saksonët janë fiset që populluan Albionin (Britaninë) dhe që u bashkuan me britanikët e vjetër për të formuar kombin britanik.
Normanët janë, gjithashtu, fis gjermanik, që kanë luajtur rol në etnogjenezën e kombit gjerman.
Gotët e quajtur albanë, janë një fis i rëndësishëm gjerman. Dihet që këto kanë populluar Evropën me emigrimet e tyre nga Lindja.
Por cilët ishin këta popuj dhe nga dolën?
Këta popuj kanë qenë të së njëjtës origjinë me popujt pellazgo-trojano-iliro-thrak, ose e thënë ndryshe gjermanët janë iliro-thrakë.
Shkrimet e historianëve antikë dhe atyre të Mesjetës, vërtetojnë që frankët, gjermanët dhe skandinavët janë popuj iliro-thrakë, të cilët emigruan në kohë të ndryshme drejt Perëndimit.
Ka dy valë dyndjesh kryesore të fiseve gjermanike, nga territoret trojane dhe ilirike, në drejtim të perëndimit.
Faza e parë fillon pas Luftës së Trojës, pra rreth shekullit XII p.l.k., por edhe më përpara për të cilat folëm më parë. Siç e pamë, janë të dokumentuara emigrimet e trojano-dardanëve drejt Italisë me Ene Dardanidin, emigrimi i nipit të Ene Dardanidit, Britit drej Albionit në shekullin XI p.l.k., emigrimi i trojanëve drejt Belgjikës dhe drejt Skandinavisë. Këto janë vërtetuar nga autorët antikë si Virgjili, Straboni, Dionis Halikarnasi etj., si dhe nga historia e shkruar nga këta popuj gjatë Mesjetës.
Faza e dytë fillon në shekullin IV p.k. dhe vazhdon deri në shekullin e VI-VII të erës së re. Në këtë fazë janë emigrimet masive të popujve të quajtur gjermanikë, nga Iliriku dhe Troja. Pse morën rrugën e emigrimit këta popuj që lanë pas vende të ngrohta dhe të begata dhe shkuan në vende të ftohta dhe të varfra?
Shpërnguljet e popullsive nga Troja, Thraka, Iliria, Dakia apo Deti i Zi ndodhën si pasojë e luftërave të vazhdueshme dhe dyndjeve barbare nga lindja. Me pushtimin romak, një pjesë e popullsisë që nuk iu bind rregullave të Romës, kapërceu Danubin dhe emigroi drejt perëndimit dhe veriut, ku ishin më të lirë. Popullsia etnike evropiane thrako-ilire e shtyrë nga dyndjet e sllavëve që vinin nga Azia emigroi përtej Danubit në vende të sigurta dhe këto dyndje janë quajtur Gjermanike por në fakt, janë dyndje iliro-thrake. Faktet që tregojnë origjinën iliro-thrake të rracës gjermanike në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të shumta.
1- Kronisti i mesjetës Gregorius of Tours thotë se “Frankët kanë dalë nga fisi i Panonëve”. Panonët ishin fis ilir, që do të thotë se frankët janë ilir.
2 – Dudu, kronisti i Normandëve tregon se “Normanët dhe frankët ishin i njëjti popull dhe kishin gjysh Antenorin”. Pra, siç tregohet edhe nga kronisti i Normandëve, edhe ata kanë dalë nga Iliria, pasi Antenori është udhëheqësi legjendar që u priu frankëve në rrugën e tyre nga Panonia e Ilirisë, deri në Francën dhe Gjermaninë e sotme.
3 – Edhe në kronikën ‘Chronicle of Hunibald’ jepet emigrimi i pasardhësve të Antenorit nga Iliria për në Francë.
4 – Fredergar, një tjetër kronist i Mesjetës, ka shkruar një kronikë në të cilën thotë se “Frankët vijnë nga Troja”. Ai thotë se një grup trojanësh u vendos në Paioni dhe që aty u nisën për të emigruar për në Francën dhe Gjermaninë e sotme.
Të dy grupet e historianëve mesjetarë janë të një mendjeje lidhur me origjinën e frankëve, sepse paionët ishin dhe ilirë dhe trojan dhe maqedonas në të njëjtën kohë, pra, një etni, kështu që nuk ka ndonjë ndryshim midis thënieve të autorëve për këtë çështje. Ata janë tepër të saktë dhe të një mendjeje lidhur me faktin se frankët janë nga Panonia Ilire dhe se që aty u nisën drejt Perëndimit.
5 – Rethanan Macre, është një tjetër studiues mesjetar që ka dhënë të plotë linjën mbretërore të frankëve nga Priami deri te dinastitë Merovinge dhe Karolinge, mbështet prejardhjen trojane të frankëve, por ai thotë se, kur emigruan, dolën nga Panonia Ilire.
6 – Këto të dhëna të autorëve të Mesjetës, koiçidojnë me të dhënat që jep edhe autori Virgjili tek Eneida, thotë se “Antenori kaloi përmes liburnëve, retëve, dhe vendolikëve të cilat ndanin Panonin nga Reni, dhe u vendos tek ky lum ku themeloi qytetin Patavium.” Pra Virgjili para këtyre kronistëve thotë të njëjtën gjë që ka një Antenor që nga ilirët shkoi në Ren. Fiset e liburnëve, retëve, vendolikëve ishin fise ilire, kështu që Antenori ka dalë nga Iliria. Autori në këtë rast e shtrin konceptin e Panonisë Ilire në të gjithë Alpet e Evropës deri në kufi me Renin.
7 – Straboni te Gjeografia thotë se “Udhëtimet e Enesë janë fakte tradicionale, ashtu si ato të Antenorit”. Po Straboni thotë se qyteti Opsicella, i themeluar nga Ocelasi, të cilët së bashku me Antenorin dhe fëmijët e tij, kapërcyen Italinë”. Pra, Straboni, flet për një shpërngulje të popullsisë me në krye Antenorin të njëjtën gjë që thonë edhe kronikat e Mesjetës. Ai flet edhe për koloni të tjera trojane, apo fise të tjera që ishin vendosur atje pas Luftës së Trojës. Straboni i quan Henetët si kelt, por ai thotë, se sipas disave ata janë pasardhës të Antenorit që iku nga Troja pas luftës. Këto fakte që japin autorët mesjetarë për udhëtimin e Antenorit nga Iliria në Ren vërtetohen edhe nga Virgjili dhe Straboni. Kjo do të thotë se janë të vërteta.
Pra, sipas autorëve antikë ka një emigrim të frankëve nga Iliria drejt perëndimit dhe vetë kronistët e këtyre popujve kanë treguar se ata vijnë nga Iliria. Fisi gjermanik i frankëve ishte fis ilir, i cili formoi kombin francez, që do të thotë se, përsa i përket etnicitetit, nuk ka pasur dallim midis ilirëve dhe gjermanëve, ashtu si midis këtyre të fundit dhe fiseve thrake, trojane. Me një fjalë frankët apo francezët janë Ilir.
Edhe kronisti i normanve ka shkruar që normanët janë të së njëjtës origjinë si edhe frankët, që do të thotë se janë ilirë, për aq kohë sa frankët kishin dalë nga Iliria.
Pra, fiset e Frankëve dhe Normanëve janë Ilir, gjë që tregon se gjermanët janë Ilirë.
8 – Gotët gjermanikë janë quajtur Getae dhe Straboni kur flet për etnicitetin e tyre i quan si “Getae ishin thrakë, dhe jetonin në anën tjetër të Danubit, ashtu si dhe mysët, të cilët janë thrakas gjithashtu, dhe janë identikë me njerëzit që tani quhen Moesi. Nga këta myse dalindhe myët, që tani jetojnë ndërmjet frigasve, lidasve dhe trojanëve. Dhe vet frigasit janë brigianë një fis thrakas”. Straboni tregon se gotët gjermanik ishin të një race me thrakët, mysët dhe trojanët, nga ku del se gotët ishin fis me etniciteti iliro-thrako-trojan.
9 – Straboni thotë për Dakët e Getae se “disa njerëz janë quajtur dakë dhe të tjerët janë quajtur getae, të cilët shtrihen në drejtim të Pontit, dhe dakët që shtrihen në drejtim të Gjermanisë dhe burimit të Isterit. Gjuha e getaeve është e njëjtë me atë të dakëve. Ai thotë se emigrimet e geatëve përtej Istrit, janë të vazhdueshme”. “Gjuha e thrakasve është e njëjtë me atë të gotëve”.
Straboni e tregon qartë që dakët janë të një race me gotët, ashtu siç ishin edhe thrakët, atëherë edhe trojanët dhe ilirët të cilët siç e kemi parë janë të një etnie me thrakët, janë të një etnie me dakët dhe gjermanikët. Ai dëshmon për emigrimet e herëpashershme të gotëve drejt perëndimit, që e tregon qartë se nga cili popull kanë dalë gjermanët.
Fjalët e gjuhës dake përkthehen 60 përqind me shqipen që do të thotë se, meqë Straboni tregon se thrakët, dakët e gotët gjermanikë flisnin një gjuhë, atëherë ajo ka qenë të paktën 60 përqind shqip apo një dialekt i shqipes. Shqiptarët janë i vetmi popull etnik evropian që ruajti gjuhën e vjetër të Evropës, pasi kombet e tjera që rrodhën nga kjo racë e njëjtë krijuan gjuhë të tjera, por që nënë kanë shqipen.
10 – Në kronikën mesjetare të piktëve, të cilët ishin një popull që erdhën nga vendet e skythëve, territoret e të cilëve shtriheshin në Moldavinë dhe Ukrahinën e sotme, nga ku ata emigruan për në Britani, thuhet se “Dakët janë prej së njëjtës prejardhje ashtu si dhe goetet, pra gotët”. Po në këtë kronikë thuhet, gjithashtu, se “Skithët e gotët kanë të njëjtën origjinë”.
Piktët në Mesjetë thonë po të njëjtën gjë që ka thënë Straboni në Antikitet se gotët janë i të njëjtit etnicitet me thrakët, dakët, trojanët, ilirët dhe me skithët. Gotët gjermanikë janë quajtur dhe me emrin albanë.
11 – Fakti i fortë është libri i vetëm i shkruar nga një gjerman got, i quajtur Jordanes në shekullin e VI, me titullin “Origjina dhe bëmat e gotëve”, në të cilin tregohet origjina e gjermanëve. Vetë autori është got dhe e njeh mirë historinë e popullit të tij dhe faktet që ai jep, janë dëshmi që nuk mund të kontestohen lehtë, sepse ai jetoi në periudhën kur gotët filluan të emigronin drejt Gjermanisë.
Ai tregon se gotët quhen myzë dhe fisi i tyre kufizohej në jug me Maqedoninë Veriore. Pra, ai dëshmon se gotët gjermanikë jetonin në veri të Maqedonisë dhe quhen myzë, por myzët në të gjitha burimet dalin si fis iliro-thrakë që do të thotë se vetë gotët gjermanikë janë iliro-thrakë.
Në libër ai tregon një pjesë të historisë së thrako-iliro-trojanëve pjesë e të cilëve ishin edhe goto-myzët që nuk e njohim fare nga burimet historike greko-romake. Kështu tregon se mbreti i myzo-gotëve, i quajtur Tanau luftoi kundër faraonit Vesos të Egjiptit, i cili kishte ardhur për të pushtuar gadishullin Ilirik. Myzët i mundin egjiptianët dhe i ndjekin deri në Egjipt. Në rrugën e kthimit ata pushtojnë sipas tij Azinë dhe nënshtrojnë Sornusin mbretin e medëve. Jordanes thotë se parthët e kanë origjinën nga myzo-gotët që qendruan në atë pjesë të Azisë. Ai tregon se paraardhësit e tij pushtuan Kaukazin, Armenin, Sirinë, Kilikinë, Galatinë, ishujt e Egjeut si dhe ishin Myzët, ata që ngritën tempullin e Dianës në Efes. Sipas tij myzët ngritën një perandori nga Deti i Kuq në jug deri në vendin e skythëve në veri. Këto të dhëna interesante dëshmojnë se mysët, iliro-thrakas kanë pasur ushtri të fortë dhe kanë luftuar deri në Egjipt dhe nën sundimin e tyre kanë qenë territore të gjera. Kjo pjesë e historisë nuk njihet fare nga grekët pasi ata nuk kishin ardhur ende në Evropë prandaj dhe nuk flasin për këto ngjarje. Në fakt, të dhëna të plota e interesante për historinë e vjetër të Iliisë, gjen më tepër në kronikat gjermanike të Mesjetës, se sa tek autorët antikë greko-romak. Kjo tregon se këta popuj gjermanikë e kanë ditur mirë historinë e iliro-thrakëve se ishin vetë iliro-thrakë.
Jordanes dëshmon se myzët kanë marrë pjesë në luftën e Trojës dhe se mbreti i tyre vret Thesandrin, por vritet nga Akili. Pas vdekjes së mbretit, në pushtet vjen djali i tij Euripyli, i cili ishte nipi i Priamit, pasi mbreti kishte marrë të motrën e Priamit për grua. Troja rindërtohet dhe rimerret nga dera trojane, por janë myzët ata sipas tij që e shkatërrojnë për herë të dytë. Edhe kronikat dhe librat e tjerë historikë të mesjetës së Evropës perëndimore, flasin për tri luftëra trojane që do të thotë se, autorët grekë e kanë njohur shumë pak historinë e popullsinë që banonte Ilirikun dhe për të njohur historinë e Ilirisë duhet të bazohemi me seriozitet në të dhënat e burimeve mesjetare të hershme të racës gjermanike.
Pra Jordanesi tregon histori të panjohura që i përkasin një periudhe historike të hershme dhe dëshmon se gotët ishin në truallin iliro-thrak që në këto kohë të lashta fakt që tregon se gotët ishin vet iliro-thrakët, pasi nuk ka të dhëna nga autorë të tjerë që t’i quajë myzët si të një etnie tjetër që nga koha e Homerit e deri në kohën që flet Jordanesi në shekullin e VI.
12 – Në “Pictich Chronicle” thuhet se “Skithët kanë lindur me flokë të bardhë nga bora që bie në mënyrë të vazhdueshme dhe ngjyra e flokëve i dha emrin skithëve dhe për këtë u quajtën albanë dhe nga ata skotët dhe piktët e kanë origjinën. Albania kishte fqinj amazonat”. Pra, te kronika Pikte thuhet se piktët vetë dhe skotët e kanë origjinën e tyre nga Skithët e quajtur albanë. Skithët (nga të cilët rrjedh një pjesë e kombit britanik), siç e thamë, ishin të një kombësie me thrakët e dakët, që do të thotë të një kombësie me pellazgo-ilirët.
Straboni thotë se Thraka është bërë zakon të quhet Skithia e Vogël. Kjo tregon se thrakët ishin vetë skythët.
13 – Straboni i quan fiset gjermanike në Veri si Albane, dhe më të mirënjohurit tek këto fise gjermane të quajtura albane janë Cimbrit dhe Sucambrit. Sukambrit autorët i vendosin në Panoni, dhe cimbret në Detin e Zi, përpara se të gjendeshin në Gjermaninë Veriore. Pra, që albanët e Gjermanisë janë ilirë, sepse sukambrit janë panonas, pra ilirë.
Autorët e Mesjetës shpesh e shtrinin konceptin e fisit panonas deri në lumin Don dhe Dnjepër, ndërsa autorët romak në Panonin ilire fusnin edhe Alpet e Evropës. Kështu pra, emri Panoni në disa raste ka përfshirë brenda vetes edhe fiset thrake, dake, skithe, gote të cilat Straboni dhe autorë të tjerë dëshmojnë se kanë një gjuhë dhe janë të një etnie.
14 – Retet e Vendolikët janë quajtur nga Straboni dhe autorë të tjerë si fise ilire. Emrat e tyre janë shqip dhe tregojnë vendin ku ata banonin. Kështu Re do të thotë që banoj tek retë, janë fis i reve, dhe ata vërtet banonin në Alpet e Evropës në një lartësi me retë. Vendolik po në shqip do të thotë Vendolik, pra që jam vendas dhe ku ka më vendas se ata që banojnë në majë të malit. Nga fiset ilire të Alpeve të Evropës u popullua një pjesë e madhe e Gjermanisë dhe Italisë Veriore.
15 – Tek belgët, Straboni përmend të parët venetët apo enetët, të cilët bënë luftën detare me Cezarin, dhe ai tregon se janë të njëjtë me venetët e Italisë. Nëse Venetët e Belgjikës janë të një popullsie me Venetët e Italisë, atëherë venetët apo enetët e Belgjikës janë ilirë, sepse autorët e antikitetit i kanë quajtur enetët, si ilirë. Pra, ilirët kanë populluar edhe Belgjikën.
16 – Në kronika Saksone “Ëidukind” të shek. X thuhet se “Saksonët kanë prejardhje nga Maqedonia nga ushtria e Aleksandrit të Madh”. Maqedonët ishin një fis iliro-pellazg, sepse Maqedonia është quajtur me emrin Paioni dhe paionët janë ilirë, që do të thotë se edhe maqedonasit ishin po ashtu ilir.
17 – Në kronikën anglo Saksone, të quajtur si dorëshkrimi Pseudo-Sybella, e shkruar në latinisht, tregohet se Britania ishte një ishull i populluar nga të mbijetuarit e Trojës (insulam reliquiis Trojanoru inhabitatam). Këtu e ka fjalën për trojanët që u quajtën britanikë nga Briti dhe që zbarkuan në Albion në shekullin XI p.l.k. Pra, pushtuesit anglo-Saksonë e dinin mirë origjinën e popullit të Britanisë në kohën që pushtuan Britaninë, dhe i konsideronin ata si të një race me veten e tyre. Anglo-Saksonët ishin maqedonas, fakt që do të thotë se nuk ka dallim etnik midis ilirëve, maqedonëve dhe Trojanëve. Anglo-Saksonët tregojnë, gjithashtu, se ata kanë të njëjtën kombësi me gotët dhe frankët që vërteton se ilirët, thrakët, trojanët ishin një komb, sepse frankët dhe gotët dolën nga Iliriku dhe Troja.
18 – Teutonët janë gjermanikë dhe nga ata kanë prejardhjen edhe skandinavët. Shpesh me emrin Teutonike quhen të gjithë gjermanët. Emri Teuton është një emër pellazgo-ilir, dhe del për herë të parë tek Iliada e Homerit kur mbreti i pellazgëve të Azië së Vogël quhet Leto Teutamidi. Teuta ka qenë emër ilir, pasi ka pasur një mbretëreshë ilire me këtë emër që përdoret edhe sot në botën shqiptare. Teutonët kanë shumë lidhje për sa i përket emrit të tyre me ilirët dhe trojanët.
19 – Teutonët tregonin se ishin trojanë dhe këtë e kanë thënë autorë mesjetarë, midis të cilëve një Kronist Frank ka shkruar në shekullin e gjashtë një kronikë, e cila është dhe një nga më të vjetrat e frankëve, në të cilën thotë se “Populli Teutonik i kishte thënë kronistit, se ata kishin të njëjtën gjak si romakët dhe që ata kishin emigruar si romakët nga Troja, dhe se ata kanë të njëjtën prejardhje nga heronjtë e Trojës”.
20 – Taciti thotë për teutonët se janë racë e pastër dhe që për t’u mos u përzier me fiset e tjera erdhën me anije nga oqeani. Kjo do të thotë se dhe për Tacitin, i cili ishte një njohës shumë i mirë i gjermanëve, teutonët janë të ardhur, por ai vë në dukje se janë të ardhur nga rruga detare, nga oqeani ndërsa tek kronikat e tjera konsiderohen të ardhur por nëpërmjet luginës së Danubit. Pra, burimet tregojnë që teutonët gjermanikë janë të ardhur dhe jo vendas.
21 – Më 787, historiani i mirënjohur Paulus Diaconus shkroi një histori për bishopin e Metz dhe njëri nga të afërmit e arkipeshkopit kishte një djalë me emrin Anchises. Pauli thotë se ky emër është vendosur në kujtim të babait të Ene Dardanidit që shkoi nga Troja në Itali, dhe duke iu referuar evidencave të vjetra ai thotë se frankët ishin pasardhës të trojanëve. Angises kishte qenë një nga udhëheqësit e teutonëve për në Gjermani.
22 – Islandezët dhe skandinavët kur flasin për origjinën e popullit të tyre teutonik, e quajnë atë si racë trojane. Kjo tregohet në kronikat mesjetare skandinave të quajtura si Heimskringla dhe Prosa Edda.
23 – R[b]obert Wace me Roman de Rou[/b] si e pamë dhe më sipër thotë se normanët janë Trojanë dhe se ata lanë Trojën në flakë dhe emigruan në Skandinavi, e cila është quajtur Danë për nder të emrit të lavdishëm të Trojës.
24 – Galët, Cezari i quante si të të njëjtës racë me romakët, pra trojanë që kishin ardhur në ato territore pas rënies së Trojës (fratres consanguineique). Ndërsa frankët, që erdhën më pas, pretendonin se me galët ishin një fis, se të dy e kishin origjinën e tyre nga Troja, që ishin ndarë në dy grupe dhe u ribashkuan pas 1500 vjetësh. Pra, si romakët dhe frankët i quajnë galët trojanë.
25 – Në librin Historia e Britanisë, e Neniut vepër e shekullit VIII, jepet një e dhënë nga autori, që ai thotë se e ka marrë nga Bibla e vjetër dhe nga autorë të mëparshëm, në të cilën tregon se kombi britanik e ka prejardhjen nga njëri nga bijtë e Nohut, Jafeti dhe nga djali i tij, Jovan. Në Bibël, Zoti e quan Aleksandrin e Madh të Maqedonisë si mbret të Jovanit. Maqedonasit janë quajtur panon, por panonët ishin ilirë, prandaj dhe anglo-saksonët ishin ilirë.
26 – Autori Panajot Kupitori nga Hydra në veprën e tij “Studime Shqipëtare” thotë se “Historianët bizantinë të shekujve të XIV, XV, XVI shqiptarët i quajnë, arvanitas, alvanus, ilirus, trivallus, skithas, myzë, kroat, polanius dhe saramantes”.
Këto të dhëna janë shumë të rëndësishme që tregojnë se shqiptarët nga historianët janë quajtur me të gjithë emrat e fiseve nga ku doli raca gjermanike, që do të thotë se ka qenë e qartë për historianët e Bizantit se shqiptarët kanë qenë të një etnie me të gjitha këto fise, gjë që vërtetohet nga të gjitha burimet historiket.
27 – Laibinici thotë se, shqiptarët janë keltë nga origjina dhe gjuha e tyre është fis me gjermanishten dhe frëngjishten. Laibnic studioi pak fjalë nga shqipja dhe arriti në përfundimin se shqiptarët dhe gjuha e tyre janë të një race me gjermanët.
Si konkluzion, fiset që populluan Evropën e kanë origjinën të gjitha nga populli iliro-thrako-trojan që ishte i së njëjtës kombësie, fakt që vihet në dukje si nga autorët e Antikitetit dhe nga ata të Mesjetës së hershme dhe të mesme. Këto fise populluan Evropën në disa valë, të cilat kishin filluar që para Luftës së Trojës, vazhduan pas Luftës së Trojës dhe vala më e madhe ishte ajo që filloi nga shekujt IV p.l.k. deri në shekujt V-VI-VII pas erës së re. Kombet gjermane, angleze dhe skandinave janë të një race me ilirët, pra, me albanët, shqiptarët e sotëm.