Pamje: Serbët mobilizohen, e bëjnë barrikadën e parë në Leposaviq

Situata në veri është tensionuar, me serbët që protestuan para objekteve të komunave në Zveçan e Zubin Potok. Ndërsa, tashmë në Leposaviq është vendosur barrikada e parë.

Në videon e postuar nga Kosovo Online, shihet teksa një kamionë po shprazte ca gurë në mes të rrugës, për të ndërtuar një bllokadë.