Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të vendit.
Haxhiu i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të mos tërhiqet për shkak të dhunës nga strukturat serbe, pasi që çdo tërheqje nga sundimi i ligjit është autonomi për serbët.
“Shteti i Kosovës nuk duhet të tërhiqet për shkak të tensioneve e dhunës së huliganeve dhe strukturave paralel të organizuar nga Beogradi. Çdo tërheqje e Qeverisë nga sundimi i ligjit dhe sovranitetit do të thotë AUTONOMI për serbët në Veri”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.