Këshilltari i kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, Drilon Gashi është shkarkuar nga detyra, për shkak se i njëjti është i dënuar nga Gjykata Themelore e Pejës për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Lajmin e ka bërë të ditur Ilir Kërçqeli, shefi i Kabintetit të kryeparlamentarit Konjufca.
Ndryshe, Gashi është i dënuar nga Gjykata Themelore e Pejës për lëndim të lehtë trupor ndaj gruas së tij.
Në vendimin e gjykatës, të nxjerrë më 2018, thuhej se Gashi për shkak të disa mosmarrëveshje e kishte goditur gruan e tij me grushte dhe drunj, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.